E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurozona Irlanda e Portugalia epiqender e krizes ekonomike

Eurozona nuk e ka tejkaluar krizen. Irlanda dhe Portugalia mbeten te zhytura ne borxhe ndersa Komisioni tenton te ridimensionoje gjendjen shqetesuese ne zonen euro. 6 muaj pas hyrjes ne fuqi te mekanizmit te ndihmes ne Greqi kerkesa per ndihme e Dublinit eshte thuajse e sigurt ndonese autioritetet irlandeze e hedhin poshte dicka te tille. Analistet thone se eshte e qarte qe Irlanda Portugalia Greqia e madje dhe Spanja mbeten epiqendra e krizes e I takon pikerisht klases politike ne pushtet ne keto vende te zgjidhe problemet.

Ndersa ministri i Financave irlandese Brian Lenihan ende mohon zera te tille pranon hapur veshtiresite presidenti i Portugalise Anibal Cavaco Silva sipas te cilit kriza irlandeze ndikon negativisht mbi Portugaline e tregjet nderkombetare.
Analistet mendojne se kundershtimi irlandez lidhet me zgjedhjet e pergjithshme te 25 nentorit ku shumica aktuale do te perpiqet te ruaje qeverisjen. Qeveria irlandeze ka njoftuar se ka fonde te mjaftueshme per te paguar te gjitha detyrimet deri ne mesin e vitit 2011.

Por Ministrat e Financave te vendeve te eurozones e diskutojne sot krizen e borxhit irlandez dhe rruget per ta bllokuar perhapjen e saj e nuk perjashtohet mundesia qe mekanizmi per shopetimin e shteteve i krijuar ne muajin maj nga BE ne vendet e tjera te BE-se mund te hyje ne veprim per te shpetuar Irlanden.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›