Pakistan Avionet amerikane vrasin 15 rebele

Avionet amerikane pa pilote kane vrare te pakten 15 rebele ne nje zone fisnore ne veriperendim te Pakistanit bastion i talebaneve dhe i aleateve te tyre te Al-Kaedes.
Lajmi behet i ditur nga disa zyrtare te sigurise pakistaneze te cilet saktesuan se avionet amerikane pa pilote hodhen disa raketa ne fshatin Ghulam Khan ne kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit.
Te pakten 15 rebele jane vrare nga gjashte raketa te hedhura nga avione amerikane pa pilote mbi nje banese dhe nje automjet theksoi nje zyrtar i sherbimeve te sigurise ne kushtet e anonimatit.