E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurozona lëvron sot fondin e ri të shpëtimit

Ministrat e Financave të zonës euro do të takohen në Luksemburg për të publikuar zyrtarisht Mekanizmin për Stabilitet Evropian, i cili do të ketë kapacitet të plotë të kreditimit prej 500 miliardë eurosh deri në vitin 2014.

Fondi do të përdoret për t`i dhënë hua ekonomive në krizë, në këmbim të reformave fiskale dhe strukturore.

Inaugurimi i tij vjen në mes të pasigurisë në rritje për të ardhmen e Greqisë në Eurozonë.

Ka gjithashtu shqetësime se Mekanizmi për Stabilitet Evropian nuk do të jetë i mjaftueshëm për të shpëtuar zonën e monedhës së përbashkët.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›