Tiranë, ish-i përndjekuri politik Ndreca i vë flakën vetes

Ish- i përndjekuri politik Gjergj Ndreca i ka vënë flakën vetes mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë është shënuar në ambjentet e grevës së urisë ku Ndreca ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.
Ka qënë ndërhyrja e menjëhershme e grevistëve të tjerë që kanë bërë të mundur parandalimin e djegies së Ndrecës.
Menjëherë ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore dhe sipas informacioneve gjendja e tij shëndetësore është kritike.
Ish-të përndjekurit politikë nisën mbrëmjen e 22 shtatorit një grevë urie, duke kërkuar dëmshpërblimin të viteve të tyre të burgut.
Sipas ish të përndjekurve politikë, gjendja aktuale e tyre është tepër e rëndë, ndërsa dëmshpërblimi u shty për një afat të pacaktuar.