E Enjte, 5 Nëntor 2026

Eva Buzo notoi gjithë natën në det të hapur, sot pasdite pritet të mbërrijë në brigjet e Vlorës

Avokatja Eva Buzo vijon edhe sot sfidën e saj për të arritur me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës.

36-vjeçarja shqiptare, që jeton në Australi, u nis dje në mëngjes nga Otranto dhe ka notuar gjatë gjithë natës.

Ajo pritet që të mbërrijë në Vlorë sot ne mesditë, ku do ta presin miq e të afërm.

Përgjatë gjithë kësaj eksperience Eva Buzo shoqërohet nga ekipi i saj, për të parandaluar çfarëdolloj të papriture.

36-vjeçarja ka thënë  se me këtë udhëtim ajo po kthehet në tokën e gjyshit të saj dhe synon gjithashtu që të promovojë sa më shumë vlerat e natyrës shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›