E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eva ka jetuar 200 mijë vjet më parë

Houston, 19 gusht - Nëna e të gjithë njerëzve ka jetuar rreth 200 mijë vjet më parë dhe ka qenë afrikane.
Konfirmimi ka ardhur nga një kërkim statistikor në SHBA.
Rice University i Houstonit ka arritur të zbulojë për herë të parë kohën kur ka jetuar Eva dhe konfirmon hipotezën se AND-ja mitokondriale e njeriut ka ardhur nga një grua që ka jetuar rreth 150-200 mijë vjet më parë në Afrikë, transmeton TCH.
Hipoteza e një nëne afrikane ka ardhur nga krahasimi i të dhënave gjenetike të popullsisë së botës.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›