E Hënë, 2 Nëntor 2026

Evakuime nga përmbytjet në Dimal, operacion për kërkimin e një personi të humbur në Progër

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut po vijon operacionin në fshatin Progër, njësia administrative Bilisht, për kërkimin e një personi të humbur.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se, në terren janë 15 efektivë dhe një mjet i kalueshmërisë së lartë.

Operacionet vijojnë gjithashtu në bashkinë Dimal, ku efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut po kryejnë veprime evakuimi për të siguruar qytetarët dhe për të shmangur rreziqet.

Të gjitha strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit kanë vijuar pa ndërprerje monitorimin e situatës së krijuar nga reshjet intensive në disa qarqe të vendit.

AKMC njoftoi sot se, në shumë zona situata është stabilizuar, ndërsa në qarqe si Vlorë, Lezhë dhe Fier janë kryer evakuime të disa familjeve për shkak të rritjes së prurjeve të lumenjve dhe prezencës së ujit në zona të banuara.

1 nga 20

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›