Evakuimet nga aeroporti i Kabulit, SHBA paralajmëron për sulme të mundshme nga ISIS

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që të shmangin aeroportin e Kabulit mes shqetësimit në rritje për sulme të mundshme nga dega afgane e grupit terrorist të Shtetit Islamik.
NJë alarm sigurie i lëshuar të shtunën paralajmëroi qytetarët amerikanë të qëndrojnë sa më shumë larg që munden kërcënimeve të sigurisë jashtë portave të aeroportit. Vetë, ata persona që u është thënë nga një përfaqësues i qeverisë amerikane që të udhëtojnë drejt aeroportit, duhet ta bëjnë një gjë të tillë, thuhet në deklaratën amerikane.
Zyrtarë amerikanë të mbrojtjes bënë të ditur se po monitoronin zhvillimet dhe po mundoheshin të gjeni rrugë alternative për në aeroport.
Ndërkohë, nuk është dhënë ndonjë detaj për kërcënimin e mundshëm të një sulmi nga ISIS dhe grupi nuk ka kërcënuar publiksht se do të ndërmerrte ndonjë sulm në Kabul.