E Diel, 1 Nëntor 2026

Evakuohet ambasada amerikane në Stokholm

Evakuohet ambasada amerikane në Stokholm.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve AFP e cila citon një zëdhënës të misionit i cili ka deklaruar se punonjësit e ambasadës janë evakuuar për arsye sigurie.
Sipas tij në ambasadë është dërguar një zarf i mbushur me një pluhur të bardhë i cili ka shkaktuar frikë.
“Ne kemi evakuuar ambasadën ndërsa po hetojmë incidentin ”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës, Jeff Anderson, duke shtuar se po punojnë në lidhje me incidentin me autoritetet suedeze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›