Evangelos policia Zjarri u provokua nga marinaret

Prej 6 muajsh te bllokuar ne raden e portit
Zjarri i rene dy dite me pare ne anijen Evangelos eshte vendosur nga vete marinaret sipas autoriteteve shteterore. Te merzitur dhe te semure prej disa ditesh nga vetmia dhe harresa e pronareve te mjetit detar marinare te huaj i kane vene flaken anijes se tyre pas qendrimit prej 6 muajsh ne raden e portit te Durresit.Mjeket e repartit te Urgjences deklaruan dje per standard se prej dy javesh disa prej tyre kane ardhur me simptoma te renda virusale dhe aspiratore duhet nderhyrje e menjehershme mjekesore ndryshe do te kemi epidemik ne anije. Anija greke Evangelos me ekuipazh egjiptian eshte perfshire dje ne mesdite ne flake pasi disa nga marinaret kane ndezur qellimisht letra batanije kartone fletore libra dhe ambalazhe te ndryshme.
Prej 6 muajsh ekuipazhi me 10 marinare te huaj eshte detyruar te qendroje ne raden e jashtme te portit te Durresit pasi Kapiteneria e Porteve Shqiptare ka penalizuar pronarin e mjetit te transportit detar. Marinaret e kane marre vendimin ekstrem ate te djegies se anijes pasi dy prej tyre kane qene ne gjendje kritike per jeten si pasoje e kequshqyerjes dhe kushteve shume te renda higjienike.Alarmi i renies se zjarrit ne anije eshte dhene nga policia e portit rreth ores 1120 dhe te paret kane mundur te shkojne prane ekuipazhit efektivat e Rojes Bregdetare te Durresit. Pikerisht ne kohen qe rojet bregdetare i jane afruar dy marinare jane hedhur ne det ne shenje proteste duke rrezikuar te mbyten.Nderhyrja e efektivave shqiptare ka qene e shpejte dhe e menjehershme duke bere te mundur nxjerrjen ne breg te marinareve si dhe te nje pjese te ekuipazhit. Nga ana e saj prokuroria ne anije ka derguar edhe grupin hetimor ndersa marinaret M. F. 53 vjec dhe S. O. 60 vjec jane transportuar per ne spitalin e Durresit per shkak te gjendjes se tyre shendetesore.Mjeket e Urgjences thane se njeri prej marinareve eshte ne gjendje te rende dhe se te semuret kane perfunduar ne spital ngaqe ata kane pasur probleme me ushqimin dhe higjienen ne anije. Sipas hetimeve paraprake zjarrvenia eshte bere per te terhequr vemendjen e autoriteteve shqiptare lidhur me mbajtjen peng ne raden e portit te Durresit te anijes Evangelos me 10 marinare ne bord.Ka qene nje konflikt mes pronarit te anijes dhe tregtareve shqiptare lidhur me nje sasi malli qe eshte demtuar gjate transportit. Mjeti eshte perfshire ne nje proces gjyqesor qe thuhet se ka marre vendim te formes se prere nderkohe qe ekuipazhi ka vijuar te qendroje ne rade qe nga muaji prill i vitit 2010 dhe nuk dihet se deri kur.