QSUT me asistence psikologjike nga Italia

Pacientet qe trajtohen ne pavijonet e Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza pervec ndihmes mjekesore do te marrin edhe ndihme psikologjike. Nje marreveshje mes drejtorise se QSUT-se dhe spitalit Santa Maria Degli Angeli ne Itali parashikon ofrimin e ndihmes psikologjike per pacientet sipas nje moduli te testuar me sukses nga doktoreshes Patrizia Portolan. Ky sherbim vjen pas ngritjes ne QSUT te sektorit Psiko-Social i cili do te ofrohet per pacientet ne rastet kur ata do ta kene ate ne nevojshme madje ne nje standard bashkekohor.
Ne duam te forcojme kete sherbim qe vite me pare eshte lene pas dore i cili ka kaluar ne sekondar dhe vemendja ka kaluar tek kurimi. Nga tani ne QSUT punes se psikologut do ti kushtohet nje rendesi e madhe - tha drejtori i QSUT-se Ilir Dashi. Sipas tij te gjitha sherbimet mjekesore te qendres spitalore e kane ngritur nevojen e ketij sherbimi prane tyre. Nderkohe qe perfaqesuesja italiane Patrizia Portolan eshte treguar e gatshme per ofrimin e instrumenteve programeve te punes si dhe skedat te cilat do te vendosen ne te gjithe spitalin. Fillimisht puna ka nisur me nje trajnim disa ditor te psikologeve dhe punonjesve sociale te QSUT-se nga shefja e sherbimit psiko-social ne spitalin italian i cili ka kryer edhe certifikimin e tyre.