E Diel, 1 Nëntor 2026

Eventet italiane, nesër ekspozeja kinematografike Vështrime italiane

Tiranë, 15 prill, NOA - Në kuadrin e sezonit të madh të eventeve Dy Popuj, Një Det, Një Miqësi të promovuar nga ambasada italiane në Tiranë, nesër pranë muzeut Historik Kombëtar, në praninë e ambasadorit italian, Saba DElia, regjisorja e shquar italiane Lina Vertmüller do të marrë pjesë në përurimin dhe prezantimin e ekspozesë kinematografike Vështrime italiane.

Kjo ekspoze, që promovohet me rastin e 20-vjetorit të Kooperacionit italian në Shqipëri, konsiston në shfaqjen e 8 filmave, kryevepra të kinematografisë italiane në vitet 1950-1970, që ilustrojnë kuadrin historik e shoqëror të Italisë së atyre viteve.

Titulli Vështrime italiane ka për qëllim të vërë theksin sidomos në karakteristikën e këtyre filmave si dëshmi e një shoqërie në evolucion të thellë: vitet e rindërtimit, të boom-it ekonomik dhe të të gjitha atyre kontradiktave që kanë karakterizuar shoqërinë italiane të asaj periudhe.

Filmat e ekspozesë

Mimì metallurgico ferito nellonore (1972, regjia: Lina Vertmüller)

Il medico della mutua (1968, regjia: Luigi Zampa)

Matrimonio allitaliana (1964, regjia: Vittorio De Sica)

Ieri, oggi, domani (1963, regjia: Vittorio De Sica)

Le mani sulla città (1963, regjia: Francesco Rosi)

Rocco e i suoi fratelli (1960, regjia: Luchino Visconti)

Peccato che sia una canaglia (1954, regjia: Alessandro Blasetti)

I vitelloni (1953, regjia: Federico Fellini)

n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›