Everton, Ancelotti: Duhet të përmirësohemi në mbrojtje

Everton është rikthyer te fitorja, duke triumfuar 3-2 në shtëpinë e Fulham. Pas ndeshjes, trajneri i Everton, Carlo Ancelotti nënvizoi rëndësinë e kthimit te suksesi. “Gjëja më e rëndësishme ishte që të gjenim përsëri fitoren. Kemi humbur energji në pjesën e dytë, lojtarët ishin të lodhur, unë bëra ndryshime, për të vendosur më shumë këmbë të freskëta në fushë, por ne humbëm disa cilësi dhe na duhej të mbronim rezultatin, në fund shkoi mirë. Alex Iwobi luajti mirë, ashtu si të tjerët, luajtën vërtet mirë. Jam i lumtur për të. Në atë pozicion, si lojtar krahu, ai mund të tregojë cilësitë e tij. Duhet të përmirësohemi në mbrojtje. Nuk ishim aq kompakt dhe jo aq afër vijës së finishit. Kemi kohë këtë javë për të punuar për këtë pjesë”.