Everton i Ancelotti-t ndalet, West Ham fiton në Goodison Park

Humbja e pestë sezonale për Everton të trajnerit Carlo Ancelotti. Të besuarit e trajnerit italian, në javën e 17-të të Premier League, nuk kanë mundur të triumfojnë përballë West Ham. Gjithcka u vendos nga një gol i Soucek katër minuta para fundit të sfidës, i cili shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme rastin e krijuar .
Ndjekësi më i afërt i Liverpool ndalet pas katër fitoresh radhazi, ndërsa “Hammers” ngjiten në kuotën e 26 pikëve. Mbrëmja do të mbyllet me sfidën mes Manchester United dhe Aston Villa, ndërsa nesër do të rikthehen në fushë Tottenham e Leeds.