E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evis Kushi i bashkohet PS-se

Dekania e Fakultetit Ekonomik të Elbasanit, Zonja Evis Kushi, iu bashkua listës së kandidatëve socialistë për deputet në rrethin e Elbasanit, si “prurja” më e re e programit të “Rilindjes Kombetare”.

Nga Selia Rozë, kryesocialisti Rama e konsideroi Kushin si “një vlerë të shtuar, nëpërmjet botimeve të panumerta akademike, kualifikimeve të shumta, vendosmërisë për të përmirësuar jetën në qytetin e saj, por mbi të gjitha, si një nënë e devotshme e dy fëmijëve e një shembull për të gjithë akademikët e tjerë që duan të ndryshojnë këtë vend”.

Në fjalët e tij, Rama theksoi se këto zgjedhje janë ato ku qytetarët do të votojnë midis “politikës së interesit dhe asaj të ndryshimit”.

Duke argumentuar zgjedhjen e saj, dekania e Fakultetit Ekonomik “Aleksandër Moisiu”, në Elbasan, Evis Kushi tha: “Pas vitesh terheqje nga politika, kuptova qe alternativa e PS-se eshte e vetmja e pershtatshme per vendin. Falenderoj Partinë Socialiste për këtë mundësi dhe jam e lumtur qe kontributi im do te kaloje kufijte e universitetit, e tashmë do te vihet ne sherbim te te gjithe Elbasanit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›