Evitoni daljet jo të domosdoshme, stuhia “Ciaran” ende prezente në Shqipëri me rrebeshe të forta shiu

Sipas Sherbimit Meteorologjuik Ushtarak kete te shtune, te pakten deri ne mesdite moti parashikohet me vranësira të dendura e reshje shiu të vazhdueshme dhe intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.
Në periudha afatshkurtra reshjet do të jenë me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive të forta shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.
Pas mesdite mot me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët apo shtrëngata afatshkurtra.
