E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evra: Kjo skuadër mund ta shkruajë historinë

Mbrojtësi i Djajve të Kuq, Patrice Evra, ka thënë se kjo skuadër e Manchester Unitedit mund të bëhet skuadra më e mirë e të gjitha kohërave duke fituar pesë trofe. Unitedi këtë sezon tashmë e ka fituar Kupën e botës për klube dhe trofeun e Kupës së Ligës, dhe janë në rrugë të mirë për ta fituar Kupën FA, Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve. "Fitimi i pesë trofeve do të ishte legjendar. Jemi të uritur. Vitin e kaluar e fituam Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa këtë vit dëshirojmë më shumë".
"Ndjehemi të pamposhtur edhe në shtëpi edhe si mysafir dhe kjo na bën të krijojmë shumë vetëbesim", ka thënë francezi për "France Football".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›