INSTAT: Kemi llogaritur vetëm popullsinë brenda territorit, jo emigrantët
Instituti i statistikave sqaron për opinionin se të dhënat për numrin e popullsisë të publikuara nga ky autoritet i referohen numrit të shqiptarëve që jetojnë në këtë territor dhe nuk përfshin shtetasit e emigruar. Sipas shefes së sektorit të demografisë Emira Galaxhi, kjo bën edhe diferencën e të dhënave që drejtoria e gjendjevs civile raporton për numrin e popullsisë. Me këtë sqarim Galaxhi do të shmnagë ngatërresën që mund të krijohet për shkak të publikimit të të njëjtës së dhënë nga dy institucionet. Kur INSTAT raporton se numri i shtetasve shqiptar është 3 milion e 170 mijë, autoriteti nuk përfshin popullsinë e emigruar, ndërsa kur DP gjendjes civile publikon se popullisa jonë aktuale është 4 milion e 200 mijë persona, e dhëna bazohet në rregjistrat themeltar të shtetit. INSTAT e përllogarit çdo vit popullsinë dhe e publikon këtë raport në muajin maj. Metoda e përllogaritjes ka të bëjë me rritjen natyrale të saj, si dhe projeksionin e migracionit.