E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa, përballë pirateve somalezë

Athinë -Koha ka treguar se piratët somalezë po i përballen me sukses piraterisë së anijeve që mbajnë në krye flamujt e vendeve te ndryshme të BE-së. Si një vend i varfër me mjete lundrimi të vjetra dhe të pa pranueshme për kohën, është bërë tmerri i shumë vendeve të cilat, nga java në javë bien viktima të pirateve somalezë. Askush nuk mund të lundrojë i sigurt pranë ishujve, pasi somalezët me anijet e tyre të kthyera në peshkarexha e të veshur si të tillëe kanë pasur më të lehtë sulmin e tyre. Kjo mënyrë ka bërë qe shumë vende të përballen me këtë lloj piraterie.

Sipas të dhënave të IMO, vetëm për vitin e shkuar u regjistruan 293 rrëmbime piraterie, ku 49 prej tyre u mbajtën peng, ndërsa nga 889 punonjës detar, 32 mbetën të plagosur, 11 u vranë, si 21 të tjerë figurojnë të zhdukur.

Nga 293 rrëmbime piraterie, 111 u regjistruan në zonën Keratos të Arikës dhe Aden, ku 40 raste përfunduan në pengje. Kjo është edhe zona më e nxehtë, ku në krahasim me një vit më parë rastet shkojnë deri në 200 për qind.

Edhe pse në ujrat detare ka patrullime të forcave, prap se prapë sulmet e piratëve nuk kanë pushuar për asnjë çast. Evropa mesa duket po përballet seriozisht me këtë fenomen, që sa vjen dhe po bëhet më shqetësues. Shpëtim Zinxhiria nga Athina

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›