Godo: Zgjedhje të lira
Shkodër -Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane Sabri Godo, ka theksuar nga Shkodra, se qëllimi kryesor i PR-së dhe maxhorancës aktuale është zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare me standarde të larta , të lira dhe transparente. “Ne jemi pjesë e një koalicioni të suksesshëm dhe i kemi vënë vetes disa qëllime kryesore siç është arritja e standardeve të larta në zgjedhjet e ardhshme, të cilat duhet dhe do të jenë të lira dhe transparente '' duke shtuar se '' Ne jemi të sigurt se këto zgjedhje do të na sigurojnë një mandat të dytë dhe në këtë mënyrë edhe fitoren e Partisë Republikane”-theksoi Godo.
Ai shtoi se '' PR është një parti që ka dhënë kontribut për ndërtimin e e demokracisë dhe zhvillimin e saj, ndër pikat kryesore të programit tonë elektoral është familja dhe ne si forcë politike synojmë në forcimin e moralitetit shoqëror ''. Gjatë takimit me anëtarë të kësaj partie, Godo ishte i shoqëruar nënkryetarët e PR-së Neritan Alibali dhe Alfred Deshati.