E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa në mes të Prishtinës !

Në Ditën e Evropës të rinjtë e kryeqytetit do të kenë mundësinë që të ndihen si në Angli, Francë apo Gjermani. Për këtë po kujdeset Zyra e Bashkimit Evropian e cila së bashku me Ministrinë e Integrimeve Evropiane, kanë filluar aktivitetet për shënimin e kësaj dite.

Përgatitjet, tashmë kanë filluar. Njëra prej pjesëve më të frekuentuara nga të rinjtë, përkatësisht rruga “ Rexhep Luci” është mbushur me flamuj të vendeve anëtare të BE-së dhe me tabela të qyteteve evropiane. E, nuk mungojnë as disa nga objektet kultuore të shteteve të BE-së.

Kështu, pa patur nevojë për viza, qytetarët e Prishtinës do të kenë mundësi që për disa ditë të “lëvizin” prej një vendi në vendin tjetër! Secila prej kafiterive do të shndërrohet në njërin prej shteteve anëtare të BE-së, ku të rinjtë do të kenë mundësinë që të argëtohen me muzikën e atij shteti.

Ndryshe në Kosovë, tradicionalisht shënohet Dita e Evropës, megjithëse aktualisht, Kosova është vendi i vetëm, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›