E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, 13 vjet burg për maqedonasin që vrau nxënësin shqiptar

Gjykata themelore e Shkupit dënoi sot me 13 vite burg, Petar Manevski, maqedonasin që vrau nxënësin shqiptarë, Muhamed Jashari.

Tragjedia e vrasjes ndodhi në oborrin e shkollës “Zdravko Cvetkovski” në Shkup, në prill të vitit 2011, shkruan noa.

Vrasësi Manevski është në arrati, ndërsa gjykata shqiptoi sot dënimin ndaj tij. Përveç tij, u dënua edhe Stefan Gelov me katër muaj burg, si bashkëpjesëmarrës në rrahjen brutale të të riut shqiptar, i cili nga plagët e rënda ndërroi jetë.

Ky incident ndodhi si pasojë e incidenteve të fundit ndëretnike nëpër shkollat e Shkupit, ku pësoi nxënësi Muhamed Jashari, i cili ishte në përfundim të shkollës së mesme. Ai ishte goditur me mjete të forta në trup, duke pësuar lëndime serioze, që çuan në vdekjen e tij./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›