Evrovizioni 2012, sonte këndon Rona në finale

Sonte në Azerbajxhan do të zhvillohet nata finale e Festivalit Evropian të Këngës, pavarësisht protestave të gjera në vend, që kërkojnë respektimin e të drejtave të njeriut.
Njëzetegjashtë finalistë do të ngjiten në skenën e Bakusë – në mesin e tyre edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja kosovare Rona Nishliu, si dhe përfaqësuesit e Maqedonisë, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Moldavisë, Ukrainës, Rusisë e të tjerë.
Gara vjetore e këngës zakonisht ndiqet nga një audiencë televizive prej më shumë se 100 milionë shikuesish në mbarë botën.