E Diel, 1 Nëntor 2026

Exit poll-i "Ora News"-IPR Marketing: PD fiton me 41.4%, PS, 36-40%

"Ora News" dhe kompania e sondazheve IPR Marketing ka publikuar të dhënat e treta të exit poll-it gjatë votimeve të bëra deri në orën 18:00. Kështu Partia Demokratike, ka marrë 41.5-45.5 përqind të votave dhe PS 36-40 përqind. LSI ka marrë 6-9 përqind, ndërsa G 99 ka marrë 1-2.5% . Koalicioni i PD-së, "Aleanca për ndryshim" ka marrë 45.5-49.5 të votave , koalicioni i PS-së, "Bashkimi për ndryshim" ka marrë 40.5-44.5 % të votave dhe për koalicionin e LSI-së "Aleanca Socialiste për Integrim" kanë votuar nga 6.5-9.5 % të votuesve dhe Poli i Lirisë ka marrë 1-2.5 %.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›