KQZ, mbyll zyrtarisht votimin

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani ka deklaruar zyrtarisht mbylljen e procesit të votimit në të gjithë vendin. Është mbyllur votimi në të gjitha qendrat dhe ka filluar të transportohen kutitë e votimit por ka vetëm një problematikë në 6 qendra votimit në Elbasan në transportimin e materialeve për shkak të rrugës por janë nisur makina në të dyja krahët dhe problemi do të zgjidhet shumë shpejt" deklaroi Ristani. Ndërkohë Ristani u shpreh se procesi ka qenë përgjegjshmëri e votuesve dhe i klasës politike të cilët kanë qenë të përgjegjshëm për rëndësinë e madhe të këtyre zgjedhjeve Sipas kreut të KQZ-së, rezultati përfundimtar pritet të dalë pasditen e nesërme ndërsa numërimi i votave pritet të fillojë rreth orës 23:00 të mbrëmjes.