E Shtunë, 31 Tetor 2026

Exit poll-i "Ora News"-IPR Marketing: PD fiton me 42-46 %, PS, 36-40%

Për herë të parë televizioni "Ora News" ka zhvilluar exit-pollin, një mënyrë kjo për të nxjerrë rezultatet më të shpejta, pas mbylljes së kutive të votimit në vend. Kështu "Ora News" dhe kompania e sondazheve IPR Marketing ka publikuar rezultatet e katërta të exit poll-it gjatë votimeve të bëra ditën e sotme. Kështu sipas rezultatetve të exit pollit Partia Demokratike, ka marrë 42 -46 përqind të votave dhe PS 36-40 përqind. LSI ka marrë 6-9 përqind, ndërsa G 99 ka marrë 1-2.5% . Koalicioni i PD-së, "Aleanca për ndryshim" ka marrë 46-50 të votave , koalicioni i PS-së, "Bashkimi për ndryshim" ka marrë 40-44 % të votave dhe për koalicionin e LSI-së "Aleanca Socialiste për Integrim" kanë votuar nga 6.5-9.5 % të votuesve dhe Poli i Lirisë ka marrë 1-2.5 %. Kështu për të realizuar këtë exit poll janë intervistuar 11 mijë zgjedhës dhe marzhi I gabimit është +- 2%

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›