E Shtunë, 31 Tetor 2026

AFP: Shqipëria zhvillon proces zgjedhor të qetë

Agjencia e lajmeve AFP ka komentuar zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi. Duke iu referuar procesit te votimit, AFP e ka kondsideruar votimin te qete dhe normalTIRANA - Shqiptarët votuan sot në një proces të qetë zgjedhor, që shënon një përmirësim dhe një hap vendimtar të Shqipërisë. Keshtu i ka konsideruar agjencia e lajmeve AFP zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi.
Afro 3,1 milionë votues ishin regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, që konsiderohen si vendimtare për të ardhmen evropiane të vendit ballkanik.
"Procesi zgjedhor zhvillohet pothuajse tre muaj pas anëtarësimit me të drejta të plota të Shqipërisë në NATO dhe ndërkohë ka hedhur hapin e parë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian me aplikimin për statusin e vendit kandidat.
Rezultatet e para zyrtare pritet të bëhen publike nesër", citon agjencia. 
Këto ishin zgjedhjet e shtata që prej rënies së regjimit stalinist në vitin 1991, ku afro 4 000 kandidatë garuan për 140 vende në parlament.
AFP ka cituar edhe Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ne Shqiperi qe deklaroi se votimi i sotëm u zhvillua në mënyrë shumë normale.
"Pjesëmarrja në qytetet më të mëdha të vendit varionte nga 40 deri në 45 për qind tre orë përpara mbylljes së qendrave të votimit, bëri të ditur Komisioni i Zgjedhjeve", citon AFP. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›