E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Alonso Dua te fitoj ne Monza


Fernando Alonso, piloti i Ferrarit, ka deklaruar se në vitin 2012 skuderia italiane duhet të fillojë të fitojë që në fillim të kampionatit botëror të Formulës 1 dhe për të arritur këtë “Kokëkuqja” do të fillojë punën që tani për tu përgatitur për sezonin e ardhshëm.

Spanjolli gjithashtu theksoi se po pret me emocion garën e kësaj fundjave që do të zhvillohet në Itali, shtëpinë e Ferrarit.

“Kur vjen në Monza si pilot i Ferrarit ndjen mbështetjen e tifozëve që kur arrin në hotel. Më pas, kur fiton, ndjen entuziazmin e të gjithë tifozëve italianë dhe ndihesh mirë kur i sheh të lumtur. Vitin e kaluar, kur fitova me Ferrarin ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme”, u shpreh dy herë kampioni i botës në konferencën e shtypit para fundjavës së garës.

Alonso vendosi edhe objektivat e Ferrarit për këtë garë: “Duam të fitojmë këtë garë siç bëmë vitin e kaluar. E dimë që këtu kemi një makinë kompetitive sepse Monza është një pistë ndryshe nga të tjerat dhe duhet një konfigurim aerodinamik ndryshe.”

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Formula 1 Alonso: Dua të shpallem kampion me Ferrarin
Fernando Alonso, piloti spanjoll i Ferrarit, ka deklaruar në një intervistë për revistën ‘Autobild Motorsport’ se nuk do të gjejë qetësi derisa të arrijë të fitojë titullin kampion me skuderinë italiane. F1, Webber: Monza, një nga garat më të bukura
Mark Webber, piloti australian i Red Bull, shprehet se Cmimi i Madh i Italisë “është një nga garat më të bukura të vitit” për shkak të historisë, karakteristikave të pistës së Monzës dhe tifozëve të zjarrtë italianë”. F1, Alonso: Vettel tek Ferrari? Është i mirëpritur
Fernando Alonso e Sebastian Vettel tek Ferrari. Një skenar mahnitës, i imagjinuar nga spanjolli i kokëkuqes. I intervistuar nga e përditshmja gjermane “Bild”, ai ka thënë fjalë pozitive për rivalin e vetë. F1, Whitmarsh: Duhet të fitojmë 7 garat e mbetura
Martin Whitmarsh, shefi teknik i McLaren Mercedes, shprehet se “mbeten edhe 7 gara të cilat duhen fituar deri në përfundim të kampionatit botëror të Formulës 1”. Vettel befason Hamilton
Rikthehet Formula 1 me provat zyrtare të Çmimit të Madh të Belgjikës, me të njëjtët protagonist, Sebastian Vettel dhe Red Bull të cilët morrën pole positionin edhe në këto prova.

Lajmet kryesore

Vlorë, shpërthim në një makinë, një i vdekur
Viktima, një gjyqtar 35-vjecar
Terrorizmi, Obama: Të dyfishohen sforcot
OSBE: Shqipëria në udhëkryq
“Marrëveshja për ujrat të zbatohet”
Luan Hoxha: Withers gënjen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›