E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia nuk do njohe Kosoven


Greqia nuk ndryshon qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës. Ministri i Jashtëm grek, Stavros Lambrinidis premtoi shumë mbështetje për persperktivën europiane të Kosovës, por gjatë vizitës në Prishtinë nuk dha asnjë shpresë për njohjen e shtetit kosovar.

Gjatë takimit me kryeministrin Hashim Thaçi, kryediplomati grek kërkoi ndërkaq, që të vazhdojë dialogu me Serbinë.

“Siç e dini Europa nuk foli me një zë dhe në atë kontekst pozita e Greqisë është mjaft e njohur dhe nuk ka ndryshuar. Por gjithashtu, duhet të themi se prania ime këtu shpreh përkushtimin tim se do të qëndrojmë pranë popullit kosovar dhe do t’iu mbështesim në përpjekjet tuaja që t’i afroheni Europës dhe të keni perspektivë europiane”, tha Lambronidis.

Në anën tjetër kreu i ekzekutivit kosovar, Hashim Thaçi ka thënë se “kërkesa përnjohje” është e vazhdueshme nga Kosova, por pavarësisht mosnjohjes së deritanishme nga shteti grek, kryeministri Thaçi tha se raportet do të vazhdojnë të jenë miqësore.

Greqia është prezente në Kosovë në kuadër të KFOR-it, si dhe në Prishtinë prej disa vitesh e ka të hapur zyrën ndërlidhëse.

Para se të vinte në Kosovë kryediplomati grek ishte shprehur se “Greqia nuk ka presion për ta njohur pavarësine e Kosovës dhe se ky presion nuk do të mund të kishte ndonjë efekt”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, kufiri me Serbinë
KFOR-i shprehet i gatshëm të ndihmojë autoritetet kosovare në hapjen e kufirit verior me Serbinë pavarësisht se ende nuk është i informuar për detajet e planit të qeverisë së kosovës. Debati për qendrën e Prizrenit
Prizrenasit shprehen kundër rikthimit në votim të projektligjit për Qendrën Historike të Prizrenit e cila parashihet me pakon e Ahtisarit.  Radikalët, llogari qeverisë
Radikalët e Kuvendit të Serbisë sërish kërkojnë përgjigje konkrete nga Serbia për Kosovën. Serbi, ariu masakron 55-vjecaren
Një ari në Serbi ka sulmuar në mënyrë të egër dhe ka vrarë një grua që po i jepte për të ngrënë. Arrestohen tre aktivistë të Vetëvendosjes
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren tre aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ishin mbledhur para Kuvendit Komunal për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj projektligjit për Qendrën Historike të qytetit, që po shqyrtohet nga asambleja komunale.


Lajmet kryesore

Vlorë, shpërthim në një makinë, një i vdekur
Viktima, një gjyqtar 35-vjecar
Terrorizmi, Obama: Të dyfishohen sforcot
OSBE: Shqipëria në udhëkryq
“Marrëveshja për ujrat të zbatohet”
Luan Hoxha: Withers gënjen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›