E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Alonso Kemi shume pune per te bere

Fernando Alonso priste më shumë se vendi i gjashtë në provat e lira të Cmimit të Madh të Australisë edhe pse nuk e thotë. Piloti spanjoll i Ferrarit ishte 8 të dhjetat më i ngadaltë se Sebastian Vettel me Red Bull dhe nuk ishte kjo ajo që prisnin tek skuderia italiane.

“Ishte një e premte e mirë pasi bëmë shumë xhiro dhe mundëm të bënim një analizë të plotë të llojeve të gomave Pirelli që do të përdoren në garë. Klima ishte e shkëlqyer”, deklaroi fillimisht Alonso për ‘AS’.

Më tej, sqaroi se çfarë pret nga gara e së dielës: “Nuk pres surpriza të mëdha. E dinim që nuk ishim më të shpejtët dhe kjo gjë u konfirmua sot. Makina përgjigjet mirë, por kemi shumë punë për të bërë nëse duam të luftojmë me më të mirët.”

Gara e parë e sezonit të ri të Formulës 1 do të zhvillohet të dielën (ora 07:00) dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›