E Diel, 1 Nëntor 2026

F1 Barcelone Ferrari me i shpejti

Rreshjet karakterizuan seancën e parë të provave të lira në pistën e Montmelosë, në Barcelonë, por ndërsa pista nisi të thahej, dy makinat Ferrari regjistruan secila kohët më të shpejta në qarkullim.

Ndonëse për shkak të shiut, xhirot e zhvilluara ishin të pakta, avantazhi i “kokëkuqes” është shpresëdhënës për garën e së dielës, në të cilën Alonso ka vendosur publikisht si objektiv “të paktën arritjen e podiumit”. Toro Rosso në vendin e tretë, nga ana e tij, ishte një provë e mëtrejshme për avantazhin që ka motori Ferrari në kushtet e një piste të lagur. Nga ana e tyre, makinat Red Bull dhe ato McLaren nuk u impenjaun në asnjë rast seriozisht për të vendosur një kohë të shpejtë, duke u pozicionuar në vendet e fundit të renditjes. Klasifikimi i seancës së parë të provave të lira në Barcelonë 1. Alonso          Ferrari        1’25”252 2. Massa           Ferrari        1’25”618 3. Vergne         Toro Roso    1’25”667 4. Grosjean       Lotus          1’26”042 5. Sutil             Force India  1’26”212 6. Hamilton       Mercedes    1’26”374 7. Bottas           Williams     1’26”456 8. Raikkonen     Lotus         1’26”614 9. Rosberg        Mercedes    1’26”621 10. Di Resta     Force India   1’26”755 11. Ricciardo    Toro Roso    1’26”940 12. Hulkenberg  Sauber       1’27”061 13. Perez         McLaren       1’27”135 14. Gutierrez    Sauber         1’27”250 15. Maldonado  Williams      1’27”576 16. Kovalainen  Caterham    1’28”376 17. Der Garde   Caterham    1’28”600 18. Bianchi       Marusia       1’28”887 19. Vettel         Red Bull      1’29”457 20. Webber      Red Bull      1’29”473 21. Gonzalez    Marusia       1’30”314 22. Button       McLaren       pa kohë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›