E Diel, 1 Nëntor 2026

F1, Barichello fiton në MonzaKampionati kryesohet nga Jenson Button (80 pikë), i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Rubens Barichello (66 pikë).

Publikoje ne:

Rubens Barichello fiton Çmimin e Madh në Monza, ndërkohë që skuderia Brawn kori një fitore të dyfishtë, pasi dhe Jenson Button e mbylli në vendin e dytë garën e Italisë. Në podium u ngjit edhe Kimi Raikkonen i skuderisë Ferrari.

Lewis Hamilton, fituesi i pole position ditën e shtunë, pësoi një incident pak kilometra para përfundimit të garës. Barichello fiton garën e dytë sezonale pas asaj në Valencia.

Kampionati kryesohet nga Jenson Button (80 pikë), i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Rubens Barichello (66 pikë).

Më pas renditen Vettel a 54; Webber 51,5; Raikkonen 40; Rosberg 30,5; Hamilton 27; Trulli 22,5; Massa 22; Kovalainen ed Alonso 20; Glock 16; Heidfeld 12; Fisichella e Kubica 8; Sutil 5; Buemi 3; Bourdais 2.

Përsa i përket renditjes së kontruktorëve, Brawn kryeson me 146 pikë. Red Bull, është në kuotën 105,5 e më pas  Ferrari (62), McLaren (47), Toyota (38,5), Williams (30,5), Bmw e Renault (20), Force India (13) e Toro Rosso (5).


E Diele, 13 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›