E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Siti, me hapin e kryesuesve

Një autogol i portierit spanjoll Manuel Almunia në minutën e 20-të hapi serinë e golave dhe me rezultatin minimal 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Robin van Persi barazpeshoi gjithçka në minutën e 17-të të fraksionit të dytë. 12 minuta më vonë, Kreig Belami kaloi përsëri në avantazh ekipin e sheikëve arabë, gol që u pasua nga ish-sulmuesi i Arsenalit, Emanuel Adebajor në minutën e 80-të.

Shon Rajt Filips thellio rezultatin në 4-1 katër minuta më vonë dhe dy minuta para fundit, është çeku Tomas Roziçki që shkurton diferencën.

Pas javës së pestë, Mançester Siti ndodhet në vendin e tretë me 12 pikë, aq sa Mançester Junajtid dhe Totenhemi, ndërkohë që Arsenali mbetet në kuotën e 6 pikëve.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›