E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Di Resta me i shpejti i Montrealit

Në një pistë fillimisht të lagur e më pas të thatë, ishte Paul Di Resta ai që regjistroi kohën më të mirë të provave të para të lira të Cmimit të Madh të Kanadasë.

Piloti i Force India la pas Jenson Button (McLaren) dhe Romain Grosjean (Lotus). Në vend të katërt Fernando Alonso me Ferrari, i ndjekur nga Raikkonen (Lotus), Ricciardo (Toro Rosso) dhe Rosberg (Mercedes). I nënti tre herë kampioni i botës dhe lideri aktual i renditjes së përgjithshme për pilotë, Sebastian Vettel (Red Bull). Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Kanadasë do të zhvillohen të shtunën në orën 19:00, ndërsa gara të dielën në orën 20:00. Të dyja këto evente mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›