E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Ferrari Te rekuperojme ritmin

Shefi i skuderisë Ferrari, Stefano Domenicali, ka theksuar se gjëja më e rëndësishme për skduerinë që drejton është të rekuperojë ritmin, pas një rënieje që makinat e Fernando Alonsos dhe Felipe Masës kanë pësuar në garat e fundit të Formulës 1.

Në prag të Cmimit të Madh të Gjermanisë në cirkuitin e Nurburgringut, Domenicali nënvizoi domosdoshmërinë për të bërë një analizë të shpejtë në mënyrë që të gjenden shkaqet e formës së dobët dhe për të rekuperuar ritmin e humbur. Alonso pritej të ishte mes favoritëve për garën në Silverstone, por spanjolli zuri vetëm vendin e 10 në provat zyrtare, ndërsa në garë arriti të përfundonte në vendin e tretë edhe falë aksidenteve të pilotëve që ishin para tij. “Fundjavën e kaluar na mungoi rendimenti i duhur. Duhet të kuptojmë arsyen e formës së dobët. Duhet të punojmë shumë për të rekuperuar ritmin”, theksoi Domenicali. Mercedes ka fituar dy nga tre garat e fundit dhe Ferrari e sheh veten tashmë si skuderia e tretë më e mirë e kampionatit, pas Red Bull dhe pikërisht Mercedes. “Kemi parë që përveç Red Bullit, edhe Mercedes ka zgjidhur problemet që kishte me konsumin e gomave dhe tani janë shumë të fortë. Nëse duam të fitojmë kampionatin, duhet të përmirësojmë makinën”, shtoi Domenicali. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›