E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Ferrari shpjegon aksidentin e Mases

Skuderia Ferrari ka sqaruar të martën se aksidenti i Felipe Massa në Cmimin e Madh të Monakos, të zhvilluar ditën e dielë, është shkaktuar nga një problem në amortizatorët e makinës së brazilianit.

"Hetimet kanë konfirmuar se aksidenti është shkaktuar nga një problem në amortizatorin e majtë të njëvendëshes", njoftoi Ferrari në faqen zyrtare në internet. Massa u përplas fort me barrierën para kthesës së parë të pistës dhe u dërgua në spital, por pa dëmtime të rënda. Tashmë braziliani do të qëndrojë disa ditë pushim para se të nisë përgatitjet për garën e Kanadasë, që do të zhvillohet në 9 qershor. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›