Anaidi provokon Elonën

Të katërt banorët mblidhen në tavolinën e ngrënies dhe fillojnë të bisedojnë duke ngrënë drekë.
Anaidi e provokon Elonën duke e pyetur se pse po e mban ende veshur bluzën e Rikes. “E mbajta sa të mbaronim edhe punët, për të mos bërë pis një tjetër”, e sqaron Elona, ndërsa diskutojnë për punët që i kanë mbetur ende pa mbaruar. Kështu, banorët fillojnë të diskutojnë për punët që kanë bërë dhe për të tjera që i kanë mbetur të bëjnë ende.
Pasi përfundojnë drekën, në shtëpi hyn buxheti dhe banorët merren për disa minuta me sistemimin e ushqimeve. Ndërsa më vonë dalin në kopsht për të shfrytëzuar rrezet e diellit.
Më vonë Iliri dhe Anaidi fillojnë të bëjnë stërvitje dhe vrap, e pas tyre edhe Shpendi, duke i shoqëruar të dy djemtë./Indeksonline/