F1, Hamilton: I lumtur që do vazhdoj me Mercedes

“Jam I emocionuar që do vazhdoj për të nëntin sezon me radhë me Mercedes. Ekipi ynë ka arritur sukses të jashtëzakonshme, dhe ne shpresojmë që të jemi në gjendje të bëjmë edhe më mirë, brenda dhe jashtë pistës”. Këto janë fjalët e Leëis Hamilton menjëherë pas rinovimit zyrtar me Mercedesit për sezonin e ardhshëm. Piloti britanik, kampion bote në katër sezonet e fundit në Formula 1, do të dalë në pistë me makinën e ekipit gjerman për të nëntin vit radhazi.
“Jam akoma i vendosur të vazhdoj rrugën e ndjekur për ta bërë më të mirë motorsportin për gjeneratat e ardhshme dhe i jam mirënjohës Mercedesit që më mbështet në këtë mënyrë – shtoi kampioni i botës -. Jam krenar të njoftoj se po bëjmë një përpjekje për të nisur një themel për diversitetin dhe përfshirjen në sport. Unë jam i motivuar nga shumë gjëra që mund të ndërtojmë së bashku, mezi pres të kthehem në rrugën e duhur në mars”.