F1 Raikkonen Veshtire te nxjerresh perfundime

Kimi Raikkonen është shprehur pas provave të lira të Cmimit të Madh të Spanjës (i katërti) se është e vështirë të nxjerrësh përfundime duke u nisur nga rezultatet e së premtes.
“Jemi në vendet e para dhe mendoj se edhe të shtunën do të paraqitemi mirë, por është e vështirë të nxjerrësh përfundime”, deklaroi finlandezi i Lotus. “Nuk e di a do të jem në gjendje të luftoj për vendin e parë në nisje”, shtoi Raikkonen, i cili theksoi se gomat e reja të forta të Pirelli-t “nuk kanë ndonjë ndryshim të madh me të mëparshmet”. Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Spanjës do të zhvillohen të shtunën në orën 14:00. Gara, të dielën në po të njëjtën orë.