F1, Sainz: Ferrari është më i mirë se sa duket

“Episodi i sezonit të tretë në Ferrari nuk është i jashtëzakonshëm dhe në fakt, u zhgënjeva pak kur e pashë. Ferrari është shumë më i bukur, më i madh dhe më i mirë se sa duket. Në atë moment ne po kalonim një kohë të vështirë, siç ndodh me çdo ekip të madh në sport”. Këto janë fjalët e Carlos Sainz në një intervistë për mikrofonat e “GQ”. Piloti i Ferrarit foli për “Drive to Survive”, një serial në Netflix që tregon historinë e Formula 1, duke treguar se nuk është i kënaqur me imazhin e dhënë për ekipin e Cavallino.
Për të ardhmen – “Tani ne po kthehemi dhe po bëjmë gjithçka që është e mundur për të qenë përsëri të mëdhenj dhe kampionë – shtoi Sainz -. Ne do të jemi një pretendent serioz për të ardhmen dhe ka një atmosferë vërtet të mirë në ekip, si me Charles ashtu edhe me inxhinierët. Dhe gjithsesi, është Ferrari, kujt nuk i pëlqen Ferrari në jetën e përditshme?”.