F1, Sebastian Vettel fiton në SuzukaKjo ishte fitorja e tretë sezonale për gjermanin 22-vjeçar.

Publikoje ne:
Piloti i skuderisë Red Bull, Sebastian Vettel, fitoi Grand Prix në Suzuka të Japonisë, duke i mbajtur të gjalla shpresat për fitimin e titullit kampion në Formula 1. Kjo ishte fitorja e tretë sezonale për gjermanin 22-vjeçar.
Jarno Trulli (Toyota) dhe Lewis Hamilton (McLaren) u ngjitën në podium duke ndarë së bashku vendin e dytë dhe të tretë.
Gjithesi, kur kanë mbetur edhe dy gara nga përfundimi i Kampionatit Botëror në Formula 1, Jenson Baton (Brawn GP) kryeson me 14 pikë më shumë se shoku i ekipit të tij, Rubens Barichello dhe 16 pikë me shumë se Vettel.
E Diele, 04 Tetor 2009