Kuzhe: E vështirë të gjej lojtarë në ShqipëriTrajneri Josip Kuzhe do të jetë i pranishëm sot në ndeshjen Flamurtari-Vllaznia (15:30).

Publikoje ne:
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Josip Kuzhe, deklaroi pas ndeshjes Tirana-Kastrioti (1-1), se e ka të vështirë të gjejë lojtarë në Shqipëri, sidomos në repartin e mbrojtjes.
“Përveç (Franc) Veliut nuk kam parë asnjë lojtar tjetër që të më tërheqë me lojën që shpalosin në fushë. Dëmtimi Bakajt? Më vjen keq për të, doja ta shihja. Gjithsesi ai është pjesë e Kombëtares”.
Trajneri Josip Kuzhe do të jetë i pranishëm sot në ndeshjen Flamurtari-Vllaznia (15:30).
Shqipëria do të përballet me Suedinë, më 14 tetor. Grumbullimi i Kombëtares do të bëhet në Gjermani, më 5 tetor. Më 7 tetor do të luajë një ndeshje miqësore me gjermanët e SpVgg Greuther Fürth.
Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Estoninë, të programuar, më 14 nëntor. Takimi do të luhet në Talin.
Kjo është miqësorja e tretë që Shqipëria do të luajë kundër Estonisë, dy të parat janë zhvilluar nën drejtimin e trajnerit gjerman Hans Peter Brigel: më 15 nëntor 2003, Shqipëria fitoi 2-0 me Estoninë, ndërsa më 28 prill 2004, Kombëtarja jonë barazoi 1-1 në Talin.
E Diele, 04 Tetor 2009