E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Spanjë, Vettel i pari në provat e lira

Sebastian Vettel dhe Red Bull rikthehen dominues në pistat e Formula 1 pasi gjermani ka arritur të triumfojë në provat e lira të Cmimit të Madh të Spanjës.

Me kohën 1:19:965 ai ka lënë pas shokun e skuadrës Marc Webber, i ndjekur nga Mercedes-i i Schumacher dhe Ferrari i Alonso-s.

Koha e pestë shkon për McLaren e Lewis Hamilton, ndërsa më pas renditet Kubica me Renault, Rosberg me Mercedes dhe Massa me Ferrari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›