E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti: Joe Cole nuk largohet

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti është i sigurt se mesfushori Joe Cole, do të mbetet në Stamford Bridge, përkundër faktit se zyrtarët e Chelseat ende nuk kanë filluar bisedimet për rinovim të kontratës, dhe spekulimet ishin rritur ditëve të fundit.

"Në janar kam thënë se askush nuk do të transferohet dhe askush nuk u transferua".

"Dhe kështu mendoj përsëri, Joe Cole do të qëndrojë, por ne kemi dhjetë ditë për të pritur sepse klubi do të fillojë bisedimet me Joe Cole dhe me lojtarët tjerë të cilëve do t'u skadojë kontrata", përfundoi Ancelotti duke e vlerësuar si të suksesshëm këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›