E Diel, 1 Nëntor 2026

F1 Turqi, tjetër pole position për Webber

Mark Webber ka fituar një tjetër pole position duke treguar edhe një herë se është ai pretendenti kryesor për të fituar botërorin e këtij viti në Formula 1.

Australiani me Red Bull la pas Lewis Hamilton dhe shokun e skuadrës, Sebastian Vettel. Koha e regjistruar nga Webber është 1:27:500. Vendi i katërt shkon për kampionin e botës, Jenson Button, i cili ndiqet nga Michael Schumacher, Rosberg, Kubica, Massa, Petrov e Kobayashi.

Spanjolli Fernando Alonso ka zhgenjyer pas nje gabimi të bërë ne pjesën e dytë kualifikuese të provave, duke mos mundur të marrë pjesë në sesionin e tretë. Alonso do niset nga vendi i 12-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›