Mourinho i Realit

Real Madrid do të prezantojë Jose Mourinhon si trajner të ri të hënën, pas marrëveshjes së komepsimit me Interin. Strategu portugez largohet nga gjiganti milanez, më pak se një javë pasi i udhëhoqi drejt triumfit në Ligën e Kampionëve.
Presidentët e të dyja klubeve, Massimo Moratti dhe Florentino Perez, u takuan në Milano të premten dhe arritën marrëveshje për largimin e Mourinhos nga Giuseppe Meazza.
“Pas takimit konstruktiv dhe në marrëdhënie miqësore që ekszistojnë mes të dyja klubeve, është arritur marrëveshja rreth dëmshpërblimit që lidh Jose Mourinhon në Inter. Janë definuar mënyra dhe zbatimi i marrëveshjes. Massimo Moratti e falenderon Florentino Perezin për gatishmërinë e tij në arritjen e marrëveshjes në Milano dhe konfirmojmë edhe një herë se ekziston një lidhje e fuqishme mes të dyja klubeve”, shkruan në komunikatën e publikuar në webfaqen zyrtare të Interit.
Sipas mediave spanjolle, klubet kanë arritur marrëveshje kompensimi prej 8 milionë eurosh, ndërsa në Itali është raportuar se gjiganti madrilen do të paguajë 16 milionë euro sipas dëmshpërblimit në kontratën e Mourinhos me Interin, por në dy këste, 10 tani dhe 6 të tjerat në transferime të ardhshme.
Mourinho, 47 vjeç, në Santiago Bernabeu do të zëvendësojë kilianin Manuel Pellegrini, i cili u shkarkua të mërkurën. ‘Special One’ pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Realin, me vlerë prej 10 milionë euro në sezon. Mourinho konfirmoi dëshirën për të kaluar në Madrid pasi Inter mposhti Bayern Munichun 2-0 në kryeqytetin spanjoll, të shtunën e kaluar, për të fituar Ligën e Kampionëve.
Në dy vitet e kaluara në Inter, Mourinho udhëhoqi klubin drejt dy titujve në Serie A, një Kupë të Italisë dhe Ligën e Kampionëve – për herë të parë nga viti 1965. Para kësaj, ai fitoi dy tituj të Premierligës në Chelsea. Mourinho e kishte fituar Ligën e Kampionëve edhe me Porton më 2004. Ai është trajneri i tretë që ka fituar trofeun më prestigjioz të klubeve evropiane me dy klube të ndryshme.
Ky sukses i siguroi Interit një vend në librat e historisë, pasi Nerazzurrët u bënë ekipi i parë që fitoi tre tituj brenda një sezoni pas Scudettos dhe Kupës së Italisë.
Mourinho kishte kontratë me Interin deri në vitin 2012. Real përfundoi sezonin në pozitën e dytë në La Liga duke realizuar 102 gola në 38 ndeshje, 60 prej tyre në Santiago Bernabeu.
Por, Pellegrini u shkarkua pasi klubi nuk fitoi asnjë titull, pavarësisht shpenzimit të mbi 250 milionë euro gjatë verës së vitit të kaluar në transferimin e yjeve si Cristiano Ronaldo, Leite Kaka, Karim Benzema e Xabi Alonso. Por, tifozët e gjigantit madrilen kanë arsye të jenë optimistë për të ardhmen. Ata mund të ëndërrojnë, sepse me Mourinhon asgjë nuk është e pamundur.