F1 Vettel Raikkonen ne skuader Me pelqen

Ditët e fundit është folur shumë për një kalim të Kimi Raikkonen tek skuderia Red Bull dhe kjo ide i pëlqen shumë edhe pilotit kryesor të këtij ekipi, Sebastian Vettel.
Pas fitores në Nurburgring, gjermani theksoi se do i pëlqente ta kishte shok skuadre pilotin finlandez të Lotus, i cili në garën e Gjermanisë përfundoi në vendin e dytë. “Për mua do të ishte një sfidë e madhe. Kimi gjithmonë ka qenë i sinqertë dhe i ndershëm si kundërshtar. Gjithsesi, nuk më takon mua të vendos”, deklaroi tre herë kampioni i botës. Kimi Raikkonen dhe pilotët e Toro Rosso, Daniel Ricciardo dhe Jean-Eric Vergne, janë kandidatët për të zëvendësuar australianin Mark Webber, i cili do të largohet nga Formula 1 në fund të këtij sezoni. Christian Horner, shefi i skuderisë, ka deklaruar se do të jetë pronari Dietrich Mateschitz ai që do të marrë vendimin përfundimtar se kush pilot do të ketë në dispozicion një makinë Red Bull sezonin që vjen. / Top Channel