F1 kameramani goditet nga goma

Një kameraman është goditur nga goma e Red Bullit të Mark Webber në Cmimin e Madh të Gjermanisë dhe menjëherë është dërguar në spital me një shpatull të thyer.
Në ndalesën e parë në bokse një nga gomat nuk u montua mirë në makinën e australianit dhe u shkëput duke u përplasur me një kameraman, i cili u rrëzua dhunshëm në tokë. Punonjësi u largua me barrelë nga cirkuiti pas dëmtimeve që mori nga goditja e rrezikshme. Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) lëshoi një komunikatë për gjendjen e kameramanit: “Paul Allen u godit në anën e majtë dhe u transportua me helikopter në spitalin e Koblenzit. Për asnjë moment nuk e ka humbur vetëdijen.” Sipas spanjolles ‘AS’, kameramani ka thyer shpatullën dhe ka dëmtime në brinjë. / Top Channel