E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Vettel i kerkon falje stafit te Red Bull

Sebastian Vettel i ka kërkuar falje skuderisë së tij Red Bull për parakalimin kundër urdhrave ndaj Mark Webber, shokut të tij të skuadrës, në Cmimin e Madh të Malajzisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i Red Bullit, Christian Horner.

Piloti gjerman, tre herë kampion bote në tre vitet e fundit, vizitoi fabrikën e skuderisë Red Bull në fillim të javës dhe premtoi që sjellja e tij në Sepang nuk do të përsëritet më.

“Tha që kishte gabuar dhe i kërkoi falje të gjithë stafit”, deklaroi Horner për ‘Sky Sport News’.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›