E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Vettel me i shpejti

Në sesionin e dytë të provave të lira të Cmimit të Madh të Spanjës, Sebastian Vettel (Red Bull) ka lënë pas me vetëm 17 të mijëtat Fernando Alonson (Ferrari), i cili ka qenë më i shpejti i sesionit të parë.

Koha e tretë më e shpejtë është regjistruar nga Mark Webber (Red Bull), i ndjekur nga Kimi Raikkonen (Lotus) dhe Felipe Massa (Ferrari). Është shpejt për të nxjerrë përfundime, por duket se do të kemi një duel Vettel-Alonso për fitoren e garës. Ja renditja e plotë e provave të lira në Spanjë: 1. S. Vettel (Red Bull) 1:22.808 2. F. Alonso (Ferrari) 1:22.825 3. M. Webber (Red Bull) 1:22.891 4. K. Raikkonen (Lotus) 1:23.030 5. F. Massa (Ferrari) 1:23.110 6. L. Hamilton (Mercedes) 1:23.140 7. N. Rosberg (Mercedes) 1:23.398 8. A. Sutil (Force India) 1:23.840 9. J. E. Vergne (Toro Rosso) 1:24.058 10. P. Di Resta (Force India) 1:24.104 11. D. Ricciardo (Toro Rosso) 1:24.175 12. J. Button (McLaren) 1:24.306 13. S. Pérez (McLaren) 1:24.854 14. V. Bottas (Williams) 1:24.888 15. N. Hulkenberg (Sauber) 1:25.167 16. P. Maldonado (Williams) 1:25.321 17. E. Gutiérrez (Sauber) 1:25.441 18. R. Grosjean (Lotus) 1:25.851 19. Van der Garde (Caterham) 1:25.963 20. J. Bianchi (Marussia) 1:26.078 21. C. Pic (Caterham) 1:26.930 22. M. Chilton (Marussia) 1:26.970 23. H. Kovalainen (Caterham) 1:28.376 24. R. González (Marussia) 1:30.314

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›